once upon...

Tuesday, March 31, 2009

Dhe ai foli për Njohjen




Dhe një burrë tha, Na fol për Njohjen.
Dhe ai u përgjigj, duke thënë:
Zemrat tuaja i njohin në heshtje të fshehtat e ditëve dhe të netëve. Por veshët tuaj janë të etur për tingullin e diturisë të zemrave tuaja.
Ju doni ta dini me fjalë atp që tashmë i keni mësuar me mendime. Ju doni ta prekni me gishta trupin e zhveshur të ëndrrave tuaja.
Dhe është mirë ta bëni. Rrjedha e fshehtë e pusit të shpirtit tuaj duhet të rritet dhe të vrapojë duke gurgulluar drejt detit, dhe thesasri i thellësisë suaj të pafundme duhet të zbulohet para syve tuaj.
Por nuk ka masa për të peshuar thesarin tuaj të panjohur, dhe mos kërkoni thellësitë e diturisë tuaj me shkop apo me sondë.
Sepse vetvetja është një det i pakufi dhe i pamatshëm.
Mos thoni, “Kam gjetur të vërtetën”, por më mirë , “Kam gjetur një të vërtetë.”
Mos thoni, “Kam gjetur rrugën e shpirtit”. Më mirë thoni, “Hasa shpirtin kur po ecja në rrugën time.”
Sepse shpirti ecën mbi të gjitha rrugët. Shpirti nuk ecën sipas një vije të drejtë dhe as nuk rritet si një kallam.
Shpirti shpaloset ashtu si një zambak uji, me petale të panumërta.

1 comment:

taxhuDini said...

Mos e lexo shume Khalil Gibranin, se nga fascinimi te pasivizon me shume:),e kam per qellim se duhesh te koncentrohesh vete te shkruas dhe vete te krijosh...