once upon...

Monday, March 30, 2009

Dhe një i ri tha, Na fol për Miqësinë

Dhe një i ri tha, Na fol për Miqësinë.
Dhe ai u përgjigj, duke thënë:
Miku juaj është nevoja juaj e përmbushur. Ai është fusha juaj që e mbillni me dashuri dhe e korrni me mirënjohje. Dhe ai është tryeza dhe vatra jauj.
Sepse ju vini tek ai të uritur dhe e kërkoni atë për paqe. Kur miku juaj ju bën të ditur mendimin e tij, mos iu frikësoni “Jo”-së në mendjen tuaj dhe as mos e fshihni “po”-në.
Dhe kur ai është i heshtur, zemra juaj nuk pushon së dëgjuari zemrën e tij.
Sepse, në miqësi, të gjitha mendimet, të gjitha dëshirat, të gjitha pritjet lindin pa fjalë dhe ndahne, me një gëzim që nuk shprehet.
Kur largoheni nga miku juaj, mos u brengosni , sepse ajo që doni më shumë tek ai mund të bëhet më e qartë në mungesë të tij, ashtu si mali i duket më i qartë alpinistit kur e sheh nga fusha.
Dhe të mos ketë qëllim tjetër miqësia përveç thellimit të shpirtit. Sepse dashuria që nuk kërkon tjetër veçse mbylljen në të fshehtën e vet nuk është dashuri por një rrjetë e hedhur, dhe ajo kap vetëm atë që është e padobishme.
Dhe pjesa juaj më e mirë le të jetë për mikun. Nëse ai duhet të njohë tërheqjen e baticës tuaj, bëni që të njohë edhe vërshimin e saj.
Çfarë miku është ai i juaji, për ta kërkuar në orët e vdekjes?
Kërkojeni gjithnjë në orët e jetës. Sepse ai mund të mbushë çdo nevojë tuajën, por jo boshllëkun tuaj.
Dhe në ëmbëlsinë e miqësisë qeshni dhe ndani kënaqësitë.
Sepse në vesën e gjërave të vogla zemra gjen agimin e saj dhe përtërihet.
K.G.

1 comment:

Anonymous said...

thenje te bukura fantastikeeeeeee......