Atëherë, tha Altemira, Na fol për Dashurinë.
Dhe ai ngriti kokën dhe vështroi njerëzit, dhe atëherë ra një qetësi përmbi ta. Dhe me një zë të fortë ai tha:
Kur dashuria jua bën me shenjë, ndiqeni, edhe në qoftë rruga e saj e vështirë dhe e rrëpirët.
Dhe kur krahët e saj t’ju pushtojnë, ngjeshjuni, pas, edhe pse kama e fshehur mes pendëve të saj mund t’ju plagosë.
Dhe kur ajo ju flet, besojini,
Edhe pse zëri i saj mund t’jua shkatërrojë ëndrrat ashtu si era e veriut e rrafshon kopshtin.
Sepse dashuria ashtu siç ju kurorëzon , ashtu dhe mund t’ju kryqëzojë. Siç mund t’ju rrisë,edhe mund t’ju krasisë.
Ashtu siç ngjitet drejt majës suaj dhe përkëdhel degët tuaja të njoma që drithërojnë në diell,
Ashtu dhe mund të zbresë te rrënjët tuaja dhe t’i shkëpusë ato nga lidhja me tokën.
Si duaj gruri ju mbledh rreth vetes së saj.
Ju rreh deri sa të jeni shirë.
Ju shosh që t’ju lirojë nga byku.
Ju bluan sa të bëheni të bardhë.
Ju gatuan si një brumë të butë,
Dhe pastaj ju bën gati për zjarrin e saj të shenjtë, që ju të mund të bëheni bukë e shenjtë për gostinë e shenjtë të Zotit.
Të gjitha këto gjëra do t’i bëjë dashuria me ju që të njihni të fshehtat e zemrës suaj dhe, në këtë njohje, të bëheni copëza të zemrës së Jetës.
Por nëse, të frikësuar, ju do të kërkoni vetëm prehjen e dashurisë dhe kënaqësisë e dashurisë, atëherë është më mirë për ju të mbuloni lakuriqësinë tuaj dhe të largoheni nga lëmi i dashurisë,
Drejt botës së pastinë ku do të qeshni, por jo me të gjithë gazin tuaj dhe ku do të qani, por jo me të gjithë lotët tuaj.
Dashuria nuk jep asgjë veç vetvetes dhe nuk merr asgjë përveçse nga vetvetja.
Dashuria nuk zotëron dhe nuk do që të zotërohet, Sepse dashuria i mjafton dashurisë.
Kur dashuroni, nuk duhet të thoni, “Zoti është brenda zemrës sime, por më mirë, “Unë jam brenda zemrës së Zotit”.
Dhe mos mendoni se mund t’i tregoni rrugën dashurisë, sepse dashuria, nëse ju gjen të denjë për të, jua tregon vetë rrugën.
Dashuria nuk ka dëshirë tjetër përveçse të përmbushë vetveten.
Por nëse ju dashuroni dhe ndjeni se keni dëshira, qofshin këto dëshirat tuaja:
Të treteni dhe të jeni si një rrëke që rrjedh dhe e këndon natën melodinë e saj.
Të njihni dhimbjen e brishtësisë së tepërt.
Të plagoseni nga të kuptuarit tuaj të dashurisë,
Dhe të gjakoseni me dëshirë e me gëzim.
Të zgjoheni në agim me një zemër me krahë dhe të shprehni falënderime për një tjetër ditë dashurie,
Të pushoni në orët e mesditës dhe të meditoni për ngazëllimin e dashurisë,
Të ktheheni në shtëpi në buzëmbrëmje me mirënjohje,
Dhe pastaj të flini me një lutje për të dashurin në zemrën tuaj dhe me një këngë lavdesh në buzë.
K.G.

No comments:
Post a Comment