once upon...

Thursday, May 14, 2009

Mos u brengos, por prite mëngjesin




‘’A nuk është mëngjesi afër?’’ (Kur’an 11:8)
Mëngjesi i të burgosurve dhe pikëlluarve filloi të shfaqet. Shih sa bukur agon, sa mirë i çel dyert e errëta drita e saj. Arabët thonë: ‘’ Kur të shohësh se litari është tërhequr tepër, dije se do të këputet.’’ Sa më tepër të shtohet ngushtësia, aq më afër e ke rrugëdaljen. Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin Famëlartë:
‘’E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën’’
Lexo fjalët e poetit, sa bukur i ka thurur:

Disa sy fletën, e disa s’i zuri gjumi
Për çështjet, që do bëhen apo do ngelin

Lëshoji brenga nga truri, aq sa ke mundësi
Të mbash mërzi sa s’mundesh është çmenduri.

Ti beson në Një Zot që nga dora s’të lëshon dot
Ashtu si s’të harroi dje, s’të harron as sot.

Fjalë tjetër poetike:
Lëri përcaktimet të rrjedhin e mos u përpjek t‘i frenosh
Kur në mbrëmje sytë t’i mbyllësh, trurin nga të këqijat ta çlirosh.

Sa çel e mbyll sytë, çështja mund të ndryshojë
Allahu prej një gjendjeje në tjetër, shpesh ndodh ta shndërrojë.


No comments: